Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar/ Arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov në Rrëshen

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar/ Arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov në Rrëshen

Një 20-vjeçar me inicialet P.T., i kapur me kallashnikov, që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, është arrestuar në Rrëshen. “Blutë” i akuzuan shtetasit në fjalë përpos armës së zjarrit edhe 27 fishekë. Ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Ndër të tjera në njoftimin e Policisë thuhet:

Rrëshen, Mirditë/Sekuestrohen një kallashnikov dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që mbante armë zjarri.  Kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari që posedonte armën e zjarrit kallashnikov, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Start”, për kapjen dhe vënien në pranga të këtij shtetasi.  Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 20 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.  Gjatë operacionit, në Rrëshen, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e këtij shtetasi dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Shtetasi P. T. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, por falë veprimeve të shpejta është kapur nga shërbimet e Policisë.   Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me  27 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy