Leonard Duka alias “Princi Damian”, do të mbërrijë ditën e sotme në Shqipëri në orën 14:30 pas dhënies “OK” të drejtësisë belge për ekstradimin e tij.
Duka, dikur mik i Martinajt më pas armik i betuar i tij, u arrestua një vit më parë në Belgjikë për llogari të drejtësisë shqiptare pasi ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash nga përfshirja në ngjarje kriminale, trafik droge deri në vrasje.
Vetëm pak kohë më parë në Shqipëri u bënë publike pjesë të dosjes të “KLANIT” Duka ku shiheshin të gjitha planet që Leonard Duka dhe grupi i tij kishin bërë për eliminim fizik të Ervis Martinajt, plan që përfshinte edhe vajza të showbiz-it.
Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private.
Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij.
Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.



