
Policia ka ndaluar sot një personi si të dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergji më 30 maj në Kurbin të Laçit.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme në një spital në Tiranë ka shkuar i plagosur shtetasi me iniciale E.D, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e dyfishtë.
Sakaq, bëhet me dije se kanë qenë bluzat e bardhat, që kanë njoftuar policinë.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes. Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur.
Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.
Ndërsa raportohet se mbetën të vdekur Bujar Lika dhe Paulin Gjergji si pasojë e breshërisë së armëve, gjithashtu u plagos 21 vjeçari Kreshnik Tusha.



