
<p>Policia e Kavajës njoftoi se është arrestuar një 50-vjecar pas denoncimit të një 14-vjeçare e cila pretendon se është ngacmuar nga ai seksualisht, në rrugë.</p> <p>Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël.</p>



