
Një person është plagosur pak para mesnate gjatë një operacioni të policisë për lëndët narkotike. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Duri”, ku ndërsa stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volksëagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.
Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.
Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.
Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Personi i plagosur quhet Enea Sulejmani dhe është plagosur në inde të buta, plumbi nuk i ka prekur asnjë organ jetësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



