Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 viktima nga Covid-19 në Kosovë, sipas njoftimit të Instutitit Kombëtar të Shëndetit Publik, që është numri më i madh të rasteve të vdekjeve që nga fillimi i vitit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).
Poashtu sipas raportit ditor, raportohet se nga testimi i 1.468 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezoltuar 289 raste pozitive me Covid-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes.



