Atentati në Shkodër/ Drejtori i Policisë: Po hetojmë për identifikimin e autorëve!

Atentati në Shkodër/ Drejtori i Policisë: Po hetojmë për identifikimin e autorëve!

Drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj shtetasit Selami Brahimi, ngjarje e ndodhur në lagjen “Xhabiej”.

Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë si dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

Në orën 17:50 këtu në lagjen ‘Xhabiej’ është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës.

Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.

Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy