
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracen në Tiranë, ku një i ri dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa viktima është shtetasi B. B.
Ai dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë me arme zjarri tip automatik, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



