Aksidenti në Elbasan, dalin pamje të reja nga momenti i përplasjes së makinës me autobusin e nxënësve

Aksidenti në Elbasan, dalin pamje të reja nga momenti i përplasjes së makinës me autobusin e nxënësve

Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një autobus që transportonte nxënës është përplasur me një automjet.

 

Në videon e siguruar nga MCN TV shihet momenti kur ndodh përplasja, e cila dyshohet se është shkaktuar gjatë një parakalimi të gabuar nga makina. 

 

Si pasojë e goditjes, autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një tabelë sinjalizuese në anë të saj, pranë një pike karburanti.

 

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk janë raportuar të lënduar, megjithatë ngjarja ka shkaktuar panik, duke qenë se në autobus ndodheshin nxënës të moshave të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy