Ekstradohet baroni i drogës/ Lala: Pas shumë krimeve nesër për herë të parë del para drejtësisë shqiptare për masën e sigurisë

Ekstradohet baroni i drogës/ Lala: Pas shumë krimeve nesër për herë të parë del para drejtësisë shqiptare për masën e sigurisë

 I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi u ekstradua në Shqipëri nga Turqia. Rexhepi konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Drupal Ad

Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Gazetarja Klodiana Lala, në “Të Paekspozuarit”, tha se pas shumë krimeve dhe vrasjeve, nesër ai për here të parë del para drejtësisë shqiptare për masën e sigurisë.

Nesër Dritan Rexhepi do të dalë për herë të parë para drejtësisë shqiptare, në ora 10, do të njihet me masën e sigurisë.

Në 2006 ai do të dilte në seancën e parë, por kur tentoi të vriste Prokurorin e Krimeve të Rënda, që po e hetonte për aktivitetin e tij kriminal. U arrestua dhe u parandalua ngjarja dhe vetëm pak orë më pas u arratis nga komisariati i Durrësit, dhe që nga ai moment Dritan Rexhepi do të përballet për herë të parë personalisht me drejtësinë shqiptare.

Kam frike për destabilitetin që Dritan Rexhepi mund të shkaktojë brenda burgjeve shqiptare.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy