Shtetasit e huaj të vaksinuar mund të hyjnë në SHBA duke filluar nga 8 nëntori

Shtetasit e huaj të vaksinuar mund të hyjnë në SHBA duke filluar nga 8 nëntori

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se duke filluar nga 8 nëntori do të heqë kufizimet për të hyrë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet kufijve tokësorë dhe ajrorë të vendit, ndaj atyre shtetasve të huaj të cilët janë të vaksinuar plotësisht.

Sic ka njoftuar VOA, kufizimet ndaj udhëtimeve jothelbësore janë vendosur që nga marsi i vitit 2020 me synimin për të trajtuar pandeminë e COVID-19.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më 20 shtator se, SHBA-të do të heqin kufizimet e kufijve ajrorë të 33 vendeve, përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin dhe pjesën më të madhe të Evropës në fillim të nëntorit. Ajo nuk zbuloi datën e saktë në atë kohë.

Kufizimet për shtetasit jo-amerikanë u vendosën fillimisht nga administrata Trump, në janar të 2020 vetëm ndaj udhëtarëve që vinim me linja ajrore nga Kina. Më pas ato u shtrinë dhe ndaj dhjetëra vendeve të tjera, por pa ndonjë plan të qartë se si dhe kur mund të hiqeshin.

Shtetet e Bashkuara kishin mbetur shumë pas vendeve të tjera në heqjen e kufizimeve të kësaj natyre dhe vendet aleate e mirëpritën këtë vendim.

Të martën Shtëpia e Bardhë njoftoi se në fillim të nëntorit do të heqë kufizimet në kufijtë e saj tokësorë dhe ujor me Kanadanë e Meksikën për ata shtetas nga këto vende që janë të vaksinuar plotësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy