Apeli nuk e ndryshon vendimin, Fadil Kasemi mbetet në burg përjetë

Apeli nuk e ndryshon vendimin, Fadil Kasemi mbetet në burg përjetë

Fadil Kasemi nuk ia ka dalë të përfitojë ulje të dënimit, një vit e gjysmë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, Fildes Hafizi.

Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar Kasemin me burg të përjetshëm.

Në seancën e sotme, Krimet e Rënda kërkuan gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Fildes Hafizi, 39 vjeçe, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, u vra më 31 gusht 2017 nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi. Hafizi, nënë e dy fëmijëve, u qëllua me armë zjarri disa herë në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë.

Ngjarja e rëndë erdhi pas përplasjeve të vazhdueshme të dy ish-bashkëshortëve, për të cilat Hafizi kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy