31 palestinezë vriten në Gaza nga sulmet izraelite

31 palestinezë vriten në Gaza nga sulmet izraelite

Të paktën 31 persona u vranë gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës të dielën, thanë mjekët palestinezë, me gjysmën e viktimave të raportuara në zonat veriore, ku ushtria ka zhvilluar një fushatë një mujore, për të cilën thotë se është për ta parandaluar rigrupimin e Hamasit.

Siç njofton Reuters, palestinezët kanë thënë se ofensivat e reja ajrore dhe tokësore, si dhe evakuimet e detyruara janë “pastrim etnik”, të synuara për t’i boshatisur dy qytete veriore të Gazës dhe një kamp të refugjatëve për të krijuar zona tampon. Izraeli e mohon këtë, duke thënë se po i lufton militantët e Hamasit që i nisin sulmet nga atje.

Mjekët kanë thënë se të paktën 13 palestinezë janë vrarë në sulme të ndryshme në shtëpitë e qytetit Beit Lahiya dhe Jabalia, kampi më i madh historik i refugjatëve i enklavës dhe fokusi i ofensivës së re ushtarake. Të tjerë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës dhe zonat jugore.

Ndërkohë, COGAT, agjencia e çështjeve civile palestineze e ushtrisë izraelite, ka thënë se ka lehtësuar nisjen e rundit të dytë të fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit në Gazën veriore të shtunën dhe se 58.604 fëmijë kanë marrë nga një dozë.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazën veriore po e ndalonte vaksinimin e mijëra fëmijëve në Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun.

Sipas Ministrisë, një klinikë është sulmuar nga izraelitët, teksa prindërit kanë sjellë fëmijët e tyre për ta marrë dozën anti-poliomielit të shtunën, ku katër fëmijë janë plagosur.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një deklaratë se incidenti ndodhi pavarësisht pauzës humanitare të akorduar nga të dy palët ndërluftuese, Izrael dhe Hamas, për ta lejuar fushatën e vaksinimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy