Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 44-vjeçar me iniciale R.B pasi gjatë kontrollit nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për dhunë në familje.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për dhunë në familje.



