Ministria e Brendshme sqaron çështjen e “kampit të emigrantëve”: Nuk është në shqyrtim

Ministria e Brendshme sqaron çështjen e “kampit të emigrantëve”: Nuk është në shqyrtim

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me raportimet e ditëve të fundit në media për mundësinë e ndërtimit të një kampi emigrantësh në Shqipëri. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Brendshme sqaron se kjo çështje nuk është në shqyrtim.

“Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë”, thuhet në njoftim.

Ministria sqaron gjithashtu edhe prononcimin e zv.ministrit Julian Hodaj, si të nxjerrë jashtë kontekstit.   

 “Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete: “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”. Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy