
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L. se shtetasi Sh. B. nuk i kishte kthyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, e arrestuan në flagrancë atë.
Shkëlzen Bajraktari, 24 vjeç, banues në Koplik, u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”.
Më datë 31 korrik ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



