E rëndë në Gjirokastër, humb jetën çifti i të moshuarve

E rëndë në Gjirokastër, humb jetën çifti i të moshuarve

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Hllomo në zonën e Dropullit në Gjirokastër. Si pasojë, kanë humbur jetën dy të moshuar. Nga hetimet paraprake, ata dyshohet të jenë asfiksuar si pasojë e tymit që ka pushtuar banesën e përfshirë nga zjarri.

Burimet nga policia, bëjnë të ditur se fshati ku ka ndodhur ngjarja ndodhet në një zonë të largët, dhe forc ave zjarrëfikëse u është dashur një kohë e gjatë për të arrirë në vendin e ngjarjes. Çifti i të moshuarve të cilët jetonin të vetëm, nuk kanë mundur të mbijetonin. Ata janë gjetur të pajetë, ndërsa trupat janë dërguar në morgun e Spitalit të Gjirokastrës.

Policia vijon verpimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të kësaj gjarje me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P. 

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë. 

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy