Goditën 38-vjeçarin dhe efektivët/ Arrestohet 34-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Goditën 38-vjeçarin dhe efektivët/ Arrestohet 34-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me dy shtetas goditën për motive të dobëta një 38-vjeçar.

Mandej, tre personat nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, duke i kundërshtuar efektivët dhe duke i goditur për shkak të detyrës.

 

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike". Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike", të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Ismail Qemali", kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy