
Gjendet e vdekur me një kanal 82-vjeçarja, Gonxhe Lika nga fshati Gjorm në Mamurras.
Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras, është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën.
Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



