
Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme në rrugën “Berisha” në Kamëz. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, ku mjeti me drejtues 22-vjeçarin E.K., ka përplasur këmbësorin H. A.
I aksidentuari, sipas policisë, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shkoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha”, në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



