
Dy aksidente të tjera janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë dhe Shkodër, me pasojë plagosjen e dy personave.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shkodrës bën të ditur se rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip “Volkswagen”, me dtrejtues shetasin I. K., 68 vjeç, ka përplasur shetasin A. M., 59 vjeç, i cili levizte me biçikletë. Ky i fundit është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërkohë, në Tiranë, në orën 18:35, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen S. H., 60 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



