I akuzuar për vjedhje të bankës dhe dyqaneve/ Arrestohet 33-vjeçari nga Burreli 

I akuzuar për vjedhje të bankës dhe dyqaneve/ Arrestohet 33-vjeçari nga Burreli 

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, i akuzuar si autor i vjedhjes së tre objekteve, dy prej të cilave dyqane dhe një filial bankar.

B.GJ., banues në Burrel, gjatë vitit 2020, kishte kryer tre vjedhje në periudha të ndryshme kohore.

E para ka ndodhur më 14 janar 2020, kur ai ka tentuar të vjedhë një filial banke në Burrel.

Më pas, më 1 qershor, ai ka vjedhur një shumë parash në një market. Ndërsa, më 3 dhjetor 2020, pre e krimit ka rënë një kompani celularësh, pasi ky shtetas ka vjedhur disa telefona celularë.

Ndaj tij, është caktuar masa e “Arrestit me burg” për veprën penale të vjedhjes.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Matit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy