Duke filluar nga e hëna e 23 marsit, në Aeroportin e Rinasit do të ndërpriten të gjitha fluturimet, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19.
Fluturimet do të pezullohet me Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Hungarinë! Sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil përjashtim do të bëjë vetëm kompania e fluturimeve “Air Albania”, e cila do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.
“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Për veprime të mëtejshme, stafi i Aeroportit këshillon pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.



