Pak ditë më parë një i dënuar për dhunë në familje dhe që kurohej për probleme të shëndetit mendor, Daut Laze, është arratisur nga burgu i Shënkollit dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha në MCN Live u shpreh se Laze përbën rrezikshmëri për jetën e qytetarëve, ndërsa thekson se personeli i Shënkollit nuk është i trajnuar për të sëmurët mendorë.
Sipas tij gjithë problematika ka nisur me mbylljen e burgut të Zaharisë dhe sot mungon një institucion që të zbatohen vendimet e gjykatave shqiptare për të dënuarit me probleme të shëndetit mendorë.
Sot është dita e katërt nga momenti që ka ndodhur arratisja. Së pari ajo është raportuar me vonesë, pra ai ka pasur kohë të largohet qoftë dhe në këmbë nga zona.
Edhe pse është organizuar një operacion i madh kërkimi, policia ka njoftuar se paraqet rrezik të madh, qytetarët në fakt duhet të kenë kujdes sepse kemi të bëjmë me një person që kurohej për një sëmundje të rëndë psikike, që është në presion dhe tensionin e policisë dhe nga ana tjetër përbën rrezikshmëri dhe pse nuk është i armatosur.
Pra është një njeri që s’ka lidhje me një ndonjë grup kriminal, por ajo që është problemi më shqetësues dy vite pas mbylljes së të vetmit institucion që shkonin të sëmurët mendor, sepse s’mund ti dënosh si të dënuarit e tjerë por duhet ti mbash në kurim, në momentin që u mbyll burgu i Zaharisë, atëherë çfarë bënë sa të ndërtojnë një institucion të ri, përshtatën një sektor të burgut të Shënkollit për të sjellë këta persona që trajtoheshin për shëndetin mendor.
Situata e tyre është emergjente, pra ne çfarë kemi bërë, kemi keqmenaxhuar situatën. Ky sektori Shënkoll dhe personeli aty nuk është i trajnuar për tu marrë me këta persona dhe ky sektor nuk është me të njëjtin nivel të përshtatur për këta persona.
Personeli në Shënkoll i patrajnuar për të sëmurët mendorë. Arratisja e tij është një neglizhencë e personelit, por kjo nuk e zgjidh problemin sepse ai është problem i mbartur që nga mbyllja e burgut të Zaharisë, nuk ka një institucion ku të zbatohen vendimet e gjykatave shqiptare për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.



