Vrasja e shtatzënës/ Protestuesit në Prishtinë: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

Vrasja e shtatzënës/ Protestuesit në Prishtinë: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” në Prishtinë ka nisur protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

“Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

Protestueset vendosen mbishkrime “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë Kombëtare” në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe më pas u nisën drejt Stacionit Policor Qendra.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR.

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra një 35-vjeçare shtatzënë e cila ishte në prag të lindjes së një foshnje.

Ish-bashkëshorti i saj është personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes, ndërsa i njëjti po kërkohet nga organet e rendit dhe gjendet tashmë në arrati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy