U dëmtua gjatë eksplorimit në lumin Erzen, shpëton turistja gjermane dhe dy fëmijët e mitur

U dëmtua gjatë eksplorimit në lumin Erzen, shpëton turistja gjermane dhe dy fëmijët e mitur

Një turiste gjermane ka mbetur e dëmtuar këtë të mërkurë, teksa eksploronte kanionet në lumin Erzen. Sipas policisë, 39-vjeçarja e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj të mitur, u dëmtua në një terren shumë të vështirë, i cili nuk mund të përshkohej me automjet. Policia në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë bërë të mundur ndërhyrjen me helikopter. Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Traumës. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, i vijnë në ndihmë 1 turisteje gjermane, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në kanioniet e lumit Erzen. Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane K. B., 39 vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 39-vjeçares. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasen e dëmtuar. Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy