Goditet “Karteli i Drogës” në Elbasan/ FactCheck zbardh përgjimet “Peruane e pastër, s'ke pirë nai herë”

Goditet “Karteli i Drogës” në Elbasan/ FactCheck zbardh përgjimet “Peruane e pastër, s'ke pirë nai herë”

Pamjet qe shihni nuk i përkasin Kolumbis, Meksikës, apo vendeve ku Narkotrafiku ka pushtet mbi institucionet shtetërore. Është një aksion i Policisë Shqiptare 25 km nga qendra e kryeqytetit, aksion në qytetin e Elbasanit dikur ish qyteti i Normales dijes dhe arsimit. Kjo autokolon është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Elbasanit për të prangosur 45 persona të dyshuar pjesë e “Kartelit të Elbasanit” të përfshirë në prodhim e shitje droge. Në fillim të vitit 2023 pas materialeve policore prokuroria e Elbasanit regjistroi “hetimin numër 393/2023 për veprën penale të parashikuar nga neni 283 i K.Penal. Nga aktet e këtij procedimi rezulton se Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka referuar materialet që i përkasin informacionit të poseduar në rrugë operativo-ligjore që shtetas të ndryshëm janë të përfshirë në aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe cannabis sattiva në zona të ndryshme të Elbasanit, brenda dhe jashtë qytetit. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se këta shtetas posedojnë sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të cilën pasi e përpunojnë, e shpërndajnë në doza më të vogla në konsumatorë të ndryshëm në qytetin e Elbasanit”. E pikërisht ky hetim o konkludua më 29 Qershor 2023 me operacionin e koduar “rrjeti” duke prangosur 45 perona. Nga këta shtetas 35 gjykata i la në qeli, 2 në masën e arrestit në shtëpi dhe shtatë të tjerë në masën e detyrim paraqitje. Përgjatë komunikimet me median, policia dhe prokuroria hodhi dritë mbi shtrirjen e këtij grupi që dyshohet ta kryente aktivitetin prej më shumë se 1 viti dhe se si më herët ata ishin toleruar. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan një sërë provash materiale përfshi para cash, sasi droge, telefona celularë si dhe armë. Ndërsa si prova para gjykatës prokuroria prezantoi edhe përgjime të bërë me anëtarë të grupit kriminal me agjentë të infiltuar. FactCheck sjell disa pasazhe të këtyre përgjimeve: Më 3 maj 2023 është përgjuar Ledi Ndërgjoni rreth orës 19:30 “K-O frate do marr icik tbardh dhe icik tkuqe. L-Tbardh dhe tkuqe”. Një tjetër përgjim ku flitet për cilësim Peruane të drogës i përket subjektit Aldo Gjeli të realizuar më 18 qershor 202 A ban për bidon? “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo? K: I mir o, se na flliq tek njerëzit? A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti. K: Okey

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy