
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ish Bashkia e vjetër”.
31-vjeçari R.Ç., duke drejtuar automjetin furgon tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



