Kantieri i resortit të kompanisë “Gener 2” është rrethuar sërish me mure betoni dhe kangjella hekuri, duke nxitur një tjetër protestë të banorëve të Rrjollit.
Ata deklarojnë se ndërtuesi Bashkim Ulaj ka nisur edhe shitjen e njësive të projektit me një emër tjetër, me qëllim, sipas tyre, shmangien e historikut të protestave dhe pretendimeve për pronësinë e tokës.



