Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin Manëz-Kull, ku një mjet me targa AA334FU, me drejtues Muharrem Jakupi, ka përplasur këmbësorin.
Për pasojë të goditjes dhe plagëve të rënda, Ago mësohet se ka ndërruar jetë.
Drejt vendngjarjes janë nisur grupi hetimor dhe Policia Rrugore, ndërsa është shoqëruar edhe drejtuesi i makinës në Komisariat, për veprime të tjera procedurale.
Gjithashtu po hetohet për dinamikën e aksidentit, shkaqet dhe rrethanat.



