Morën peng 41-vjeçarin, arrestohen tre të rinjtë në Himarë

Morën peng 41-vjeçarin, arrestohen tre të rinjtë në Himarë

Policia e Himarës në bashkëpunim me forcat Shqiponja kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave, mes tyre dy vëllezër, të cilët dyshohen se dhunuan dhe morën peng një 41-vjeçar.

Autoritetet bëjnë me dije se pasi e keqtrajtuan fizikisht, këta persona e morën peng për disa orë duke e futur me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç.

Njoftimi i policisë Himarë

E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e personit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Pas një pune profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorëve, si dhe gjetja e personit, i cili pasi ishte dhunuar dhe mbajtur disa orë peng, nuk kishte njoftuar Policinë, por ishte larguar në drejtim të Sarandës pa njoftuar as familjarët e tij.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja", bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

N. M., 26 vjeç, A. M., 26 vjeç (vëllezër), dhe I. M., 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në makinën e tyre, shtetasin S. G., të cilin e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës. Pas disa orësh, shtetasi S. G. ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë.

Marerialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy