Asgjësohen 127 bimë kanabisi në Memaliaj, arrestohet 62-vjeçari

Asgjësohen 127 bimë kanabisi në Memaliaj, arrestohet 62-vjeçari

Policia e Memeliajt ka asgjësuar 127 bimë narkotike kanabis dhe ka vënë në pranga një 62-vjeçar me iniciale A.A i cili dyshohet se është personi që i ka kultivuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi: Kultivoi në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, Memaliaj 127 bimë cannabisi, vihet në pranga 62-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në zona të thella dhe të pyllëzuara, nga grupe të Policisë, në terren, dhe me dronë të rezolucionit të lartë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, njësia administrative Krahës, u gjetën të kultivuara 127 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Nga hetimet e kryera për këtë rast kultivimi, u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy