Përdhunim, vjedhje dhe kokainë/ Policia e Tiranës arreston shtatë persona

Përdhunim, vjedhje dhe kokainë/ Policia e Tiranës arreston shtatë persona

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e shtatë personave, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, arrestuan shtetasin Sh. K., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Më tej, forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 33 vjeç dhe E. M., 27 vjeçe, pasi në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin V. K., dhe pasagjere shtetasen E. M. Gjatë kryerjes së testit alkoolit, shtetasi V. K., ka rezultuar i dehur në masën 0.88 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasve V. K., dhe E. M., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L (B). S (K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të mitur të tyre.

Ndërkohë, ngaa specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. K., 30 vjeç, dhe E. Gj., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy