Video e cila dëshmoi dhunën ndaj një militanti në ballkonin e PD nga një person me kapele i cili godet me shkop bejsbolli, rezulton të jetë Sefer Shata.
Shata është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi figuron i dënuar për vrasje me 25 vite burg.
Gazetarja e kronikës në MCN TV, Anduena Llabani, para nisjes së protestës raportoi se në selinë e PD kishte persona me precedentë penalë, të grupuar dhe të orientuar për të mbrojtur selinë nga çdo person që do të hynte në të.
Mësohet se pjesë e këtij grupi janë edhe Demë Dollapi, Dritan Nela, Darvin Zalla, Dorian Protoduari.
Janë pesë grupe me nga 10 persona të armatosur që qëndronin brenda selisë së PD. MCN mësoi identitetin e disa prej tyre. Ata janë njerëz me precedentë penalë, madje të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Nuk ke ende informacion nëse ndonjëri prej këtyre individëve është mes 25 personave që us hoqëruan në polici pas protestës.



