
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 1 në Kavajë, ku janë përfshirë tre persona. Sipas policisë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



