Një makinë ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe drejtuese e mjetit tip "Ford" ishte 42-vjeçarja me inciiale D. P..
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



