Tregtonte puro kontrabandë, arrestohet një person në Tiranë, procedohen 6 të tjerë

Tregtonte puro kontrabandë, arrestohet një person në Tiranë, procedohen 6 të tjerë

Tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari, vihet në pranga një 32-vjeçar në Tiranë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il fumo”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: T. T., 26 vjeç, I. T., 36 vjeçe, M. P., 26 vjeç, T. D., E. K., 47 vjeç dhe K. K., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas tregtonin në subjektet e tyre, cigare puro të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre cigareve, me çmim më të lartë se çmimi i referencës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy