Kapet me heroinë dhe kokainë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Kapet me heroinë dhe kokainë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi është kapur me lëndë narkotike në banesë. Sipas informacioneve të Policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet M.B., si pasojë e finalizimit të operacionit të koduar “Kinemaja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kinemaja”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Sekuestrohen 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular.

Bie në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Kinemaja”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë, 18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy