
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Ersekë-Korçë.
Në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi F. I., i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.



