Një 13-vjeçare e komunitetit rom është bërë nënë në qarkun e Fierit. Rasti është raportuar nga mjeku në Polici, ndërkohë që tashmë po ndiqet në gjendje të lirë babai 17-vjeçar.
Në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv korrespondentja Evi Gjini bën me dije:
“Mjekët kanë raportuar në policinë e qarkut Fier lindjen e minorenes. Historia e tyre nis një vit e 6 muaj më parë, kur kanë qenë komshinj me njëri-tjetrin. Janë të komunitetit rom. Gjithçka është bërë në fshehtësi të prindërve të dy familjeve. Shtatëzania dhe lindja zbuloi gjithçka. Në këtë komunitet një ngjarje e tille konsiderohet e zakonshme, pavarësisht se janë të paformuar dhe të paaftë për të rritur fëmijë”.



