Lufta kundër krimit ndërkufitar, kreu i SPAK-ut, priti Kryeprokurorin Special të Kosovës: Fokus te shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi

Lufta kundër krimit ndërkufitar, kreu i SPAK-ut, priti Kryeprokurorin Special të Kosovës: Fokus te shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, priti sot në një takim zyrtar, Kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca.

 

Sipas njoftimit zyrtar, biseda mes dy drejtuesve u fokusua në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve të drejtësisë, me vëmendje të veçantë te koordinimi i veprimeve hetimore, shkëmbimi i shpejtë i informacionit dhe intensifikimi i komunikimit mes strukturave përkatëse.

 

Në njoftim theksohet se në kushtet kur krimi i organizuar dhe rrjetet kriminale shtrihen përtej kufijve shtetërorë, bashkërendimi institucional dhe partneritetet e ngushta mes prokurorive të posaçme të Shqipërisë dhe Kosovës mbeten të një rëndësie të veçantë për goditjen efikase të paligjshmërisë.

 

 

Biseda e dy drejtuesve u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me vëmendje të veçantë te koordinimi i veprimeve, shkëmbimi i informacionit dhe intensifikimi i komunikimit mes strukturave përkatëse. 

Në kushtet kur krimi i organizuar shtrihet përtej kufijve shtetërorë, bashkërendimi institucional dhe partneritetet mes strukturave të drejtësisë mbetet i një rëndësi të veçantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy