Polcia ka parandaluar një konflikt mes disa personave të premten paradite në Tiranë, duke moslejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Mësohet se konflikti ka ndodhur në “Misto Mame”, ku dy persona kanë dhunuar rëndë me mjete të mprehta shtetasin M.S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia sqaroi se është vënë në pranga shtetasi T.SH., 51-vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim shtetasi I.SH., 20-vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.



