
Një grua është gjetur e pajetë në banesë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat të Memaliajt, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Bëhët fjalë për 53 vjeçaren, Antoneta Hoxha , e cila kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit duke nisur hetimet, ndërsa dyshohet se 53-vjeçaren e ka vrarë burri, Skënder Hoxha.
Bashkëshorti është shoqëruar nga policia pas ngjarjes ku po pyetet nga grupi hetimor.



