
Një krim në familje mendohet të ketë ndodhur në Itali, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti shqiptar i viktimës.
35-vjeçarja nga Rumania, Alexandra Elena Mocanu, u gjet e vdekur në banesën ku jetonte me bashkëshortin e saj Avni Meçja, në Bolzano.
Gruaja e cila punonte si banakiere në një qendër tregtare, u gjet nga policia pas sinjalizimit të dhënë nga të afërmit e bashkëshortit të saj.
Dyshimet kryesore kanë rënë mbi shqiptarin Meçja, i cili dyshohet se pas krimit është arratisur në Shqipëri.
Siç raportojnë mediat italiane, i dyshuari kishte telefonuar të afërmit e tij duke iu thënë se di të kthehej në Shqipëri, pas ishte shpallur në kërkim.
Nga kontrolli në banesë trupi i pajetë i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.
Përveç kësaj, burri ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje.



