Vodhi 300 mijë lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Vodhi 300 mijë lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi kishte vjedhur 300 mijë lekë, në banesën e një qytetarje. I riu rezulton të jetë dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa n gusht kishte dëmtuar 2 objekte (çadra) në  teatrin “Skampa”.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy