
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg dy inspektorët e IKMT në Bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.
Dy inspektorët janë vënë nën akuzë për korrupsion. Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se në rastet kur ata dilnin në terren kërkonin ryshfet kur konstatonin ndërtime të paligjshme nga subjektet.
Dy inspektoret nuk kanë folur para gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro.
Ndërkohë nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk figuronin persona të tjerë deri më tani të implikuar.



