Kërcënoi 38-vjeçaren, procedohet një shtetas në Gjirokastër

Kërcënoi 38-vjeçaren, procedohet një shtetas në Gjirokastër

Një 63-vjeçar me inicialet P.V., u procedua në gjendje të lirë pasi kërcënoi një 38-vjeçare.  

Një 51-vjeçar u procedua në gjendje të lirë për punime pa leje, ndërsa një 53-vjeçar u arrestua pasi u procedua pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, doli nga rruga duke u batuar. 

NJOFTIMI 

DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në fshatin Nepravisht, Libohovë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. 
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. V., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur një shtetase 38 vjeçe.
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në aksin rrugor “Ura e Lekrit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Dragot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, 53-vjeçari, ka dale nga rruga dhe si pasojë, është batuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy