Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tropojës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy prindërve të tij.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet S.M., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, Kukës.
Policia njoftoi gjithashtu se në pranga është vënë edhe një shtetas për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. “Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 3, në qytetin Kukës duke drejtuar automjetin tip ‘Volksëagen’ ka aksidentuar shtetasin R. T., 68 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.



