Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në lidhje me plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tiranë, por autorët janë ende në arrati.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Jurgen Shakri, 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi, 27 vjeç, të cilët policia i akuzon për mos kallëzim krimi.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. V 33 vjeç si dhe J. SH 25 vjeç, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj., 25 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç.
Konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe J.G., 27 vjeç”, sqaron policia në komunikatë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.
Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.



