Në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

Në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të transportonte me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 28 vjeç, banues në Tiranë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 11.03.2023, duke drejtuar automjetin e tij, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy